Spanja triumfon ndaj Belgjikës, në gjysmëfinale e pret Franca

0%

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Belgjikën me rezultat 2-1 në çerekfinale. Heroi i ndeshjes ishte sërish Mikel Merino, i cili u aktivizua nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 88-të. Më herët për Spanjën kishte realizuar Fabián Ruiz, ndërsa për Belgjikën barazoi Charles De Ketelaere.

Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën, në një duel që rikthen përballjen e gjysmëfinales së Kampionatit Evropian, ku spanjollët triumfuan dhe më pas u shpallën kampionë të Evropës. Ndeshja do të zhvillohet më 14 korrik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com