Arlind Lamaxhema përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian

0%

Federata e Pingpongut e Kosovës ka bërë të ditur se gjyqtari ynë i ri, Arlind Lamaxhema, po përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian për të Rinj, i cili po zhvillohet në Porto të Portugalisë. “Përzgjedhja e Arlindit për të gjykuar në këtë kampionat është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ai ka treguar gjatë angazhimit të tij si gjyqtar.

Si një nga gjyqtarët e rinj më premtues të Federatës së Pingpongut të Kosovës, Arlindi përfaqëson me dinjitet jo vetëm veten, por edhe zhvillimin e gjyqtarisë në vendin tonë. Federata e Pingpongut e Kosovës i uron Arlindit suksese në këtë angazhim dhe është e bindur se ai do ta përfaqësojë Kosovën me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim”, – ka njoftuar FPPK..

Burimi: Bota Sot