Vizitë e veçantë në Shoqatën “Nënë Tereza”: Misioni humanitar i

0%

E hënë, Në Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern, patëm kënaqësinë që në shoqatën tonë të mirëpresim një mysafire të veçantë, motrën misionare Vedrana Ljubiç nga Kroacia, e cila prej më shumë se 25 vitesh shërben si misionare në Ugandë.

Në këtë takim të ngrohtë dhe domethënës morën pjesë edhe motrat e nderit të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, Vida Ademi dhe Mrika Sabedini, si dhe motrat e nderit të Misionit Katolik Shqiptar në Thurgau, Luzia Milani dhe Luljeta Pali, me të cilat patëm kënaqësinë të takohemi. Së bashku me kordinatorin e shoqatës, z.

Daniel Rosaj, i njohëm mysafiret me veprimtarinë tonë humanitare dhe aktivitetet kulturore që, përmes punës vullnetare, i zhvillojmë prej vitesh në shërbim të komunitetit, në nivel kombëtar dhe at ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Motra Vedrana ndau me ne përvojën e saj të çmuar mbi 25-vjeçare në Ugandë, duke folur për misionin e saj në fushën e bamirësisë, edukimit dhe shkollimit të fëmijëve, veçanërisht të atyre që jetojnë në kushte të vështira, të braktisurve nga shoqëria, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.

Përkushtimi i saj në shërbim të njerëzimit ishte shumë frymëzues për të gjithë ne. Ajo na falënderoi përzemërsisht dhe shprehu mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen që shoqata jonë ka dhënë ndër vite në projekte të ndryshme humanitare dhe në emër të njerëzve në nevojë.

Gjithashtu, prezantoi një projekt të ri dhe shumë të rëndësishëm për ndërtimin e një qendre, e cila do të shërbejë për strehimin e personave në nevojë, ofrimin e arsimit dhe aftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për përgatitjen e tyre për një jetë sa më të pavarur.

Projekti është ende në fazën përgatitore dhe së shpejti do të kërkohet mbështetje për realizimin e tij. Në shenjë falënderimi, motra Vedrana i dhuroi Shoqatës sonë dy punime dore të realizuara nga përfituesit e ndihmave. Ishte një privilegj për ne ta pranonim këtë dhuratë të veçantë, e cila mbart një vlerë të madhe shpirtërore dhe njerëzore.

Ishte një takim shumë miqësor i hapur për diskutime, bashkëpunim dhe ide të reja, që na dha shpresë dhe besim se, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë në shërbim të njerëzimit. Falënderojmë nga zemra motrën Vedrana dhe të gjitha motrat për vizitën që i bën shoqatës sonë.

Urojmë që Zoti ti bekojë në misionin e tyre fisnik dhe shpresojmë të kemi sërish rastin të takohemi, nën frymën dhe shembullin e të Madhes Nënë Tereza.

Burimi: Bota Sot