Klubi i Milanit ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Mario Gila, i cili vjen nga radhët e Lazios pas katër sezonesh pozitive në kryeqytet. Futbollisti spanjoll ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me kuqezinjtë deri më .
Për kartonin e 25-vjeçarit, Milani do të paguajë një shifër prej 28 milionë eurosh duke përfshirë edhe bonuset, ku gjysma e kësaj shume do t’i kalojë Real Madridit sipas marrëveshjeve të mëparshme. Lojtari i rritur në akademinë e klubit madrilen do të përfitojë një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 34.
Përpara se të udhëtonte drejt Milanos, Gila ka përshëndetur shokët e skuadrës dhe stafin në qendrën stërvitore të Formellos. Mbrojtësi, i cili ka debutuar edhe me kombëtaren e Spanjës në vitin 2025, shihet si një përforcim i rëndësishëm për prapavijën e skuadrës së re. Ky është afrimi i dytë i Milanit në merkato, pas sulmuesit Goncalo Ramos.
