“Tre Luanët” me “dhimbje koke” para Norvegjisë

0%

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një lajm jo të mirë para çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Norvegjisë. Mbrojtësi titullar Marc Guehi është në dyshim për sfidën e kësaj të shtunë në Miami, pasi ka pësuar një dëmtim në muskulin e pasëm të kofshës. 25-vjeçari, i cili ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel gjatë këtij Botërori, ndjeu shqetësime fizike pas fitores ndaj Meksikës në fazën e 1/8-ve.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë vetëm për lodhje muskulore, por ekzaminimet mjekësore konfirmuan një tërheqje të muskulit, duke vënë në pikëpyetje praninë e tij në përballjen me Norvegjinë. Problemet për trajnerin Thomas Tuchel nuk ndalen me kaq.

Edhe mesfushori Declan Rice po përballet me një virozë dhe ka munguar në dy seanca stërvitore radhazi, duke shtuar shqetësimet në kampin anglez në prag të sfidës vendimtare. Megjithatë, ka edhe një lajm pozitiv për “Tre Luanët”. Mbrojtësi i krahut Reece James është rikthyer në stërvitje dhe është në dispozicion për ndeshjen ndaj Norvegjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast se Guehi nuk arrin të rikuperohet, Tuchel pritet t’i besojë njërit prej John Stones ose Dan Burn në qendër të mbrojtjes. Të dy futbollistët lanë përshtypje pozitive në fitoren ndaj Meksikës, kur Anglia arriti të ruante epërsinë edhe pse luajti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq.

Kushdo që do të zbresë në fushë, do të ketë përballë një provë të madhe, ndalimin e Erling Haaland. Sulmuesi i Norvegjisë është në formë të shkëlqyer, pasi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Brazilit dhe ishte protagonisti kryesor në kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot