Ekskluzive | Lamborghini ndalet nga Policia në Ferizaj, pasagjerit i

0%

Një kontroll rutinë i Policisë në Ferizaj ka rezultuar me sekuestrimin e një arme zjarri që ndodhej në posedim të pasagjerit të një veture luksoze Lamborghini, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e 9 korrikut, rreth orës , në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

Sipas informacioneve, njësia reaguese ka ndaluar automjetin për kontroll, ndërsa gjatë kontrollit të pasagjerit, Valon Sadriut rreth 34-vjeçar , është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Zastava TT”, si dhe një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arma është konfiskuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin. Me autorizim të Prokurores kujdestare të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dosja e rastit do t’i procedohet Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprime të mëtejshme. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com