Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te

0%

Shpërndaje në: Komuna e Prishtinës ka njoftuar të premten se duke filluar nga sot e deri më 18 korrik (e shtunë) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet për shkak të punimeve infrastrukturore.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook. Komuna ka lutur qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Burimi: Koha