Ekskluzive | Vodhën motoçikletën “Yamaha X-Max” me vlerë 8 mijë euro

0%

Dy persona kanë përfunduar në ndalim policor, pasi Policia e Kosovës arriti t’i identifikojë si të dyshuar për vjedhjen e një motoçiklete me vlerë rreth 8 mijë euro, rast që kishte ndodhur në muajin maj në Prishtinë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se vjedhja ishte kryer më , në intervalin kohor –, në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku persona të panjohur kishin arritur të përvetësonin një motoçikletë të tipit Yamaha X-Max, në pronësi të M.S, rreth 51-vjeçar.

Sipas informacioneve, autorët kishin përdorur një automjet të paidentifikuar për ta realizuar vjedhjen dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë që çonin menjëherë te identifikimi i tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pas një pune intensive operative dhe hetimore të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, hetuesit kanë arritur të identifikojnë si të dyshuar Gjemajl Krasniqin, rreth 35-vjeçar dhe Dionis Buzakun, rreth 21-vjeçar. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 9 korrik është siguruar prezenca e të dyshuarve, të cilët janë intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mënyrën e realizimit të vjedhjes. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com