Mane i jep fund karrierës me kombëtare!?

0%

Njëri nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Senegalit, Sadio Mane, raportohet se ka vendosur t’i japë fund karrierës me kombëtaren. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta senegaleze ‘Le Quotidien’, e cila pretendon se ka pasur në dispozicion deklaratën e vetë futbollistit.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas eliminimit dramatik të Senegalit në fazën e 1/8 së finales së Kampionatit Botëror, ku Belgjika realizoi një përmbysje të madhe. Fund i paralajmëruar Tërheqja e sulmuesit 34-vjeçar nuk është një surprizë e madhe.

Mane kishte bërë të ditur më herët se Kupa e Kombeve të Afrikës 2025, e zhvilluar në Marok, do të ishte turneu i tij i fundit me fanellën e “Luanëve të Terangës”. Megjithatë, ai vendosi të vazhdonte dhe të përfaqësonte Senegalin edhe në Kampionatin Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Mane zhvilloi 130 ndeshje dhe shënoi 54 gola për Senegalin, duke u bërë një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e vendit. Ai ishte një nga figurat kyçe në triumfin historik të Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2022, trofeu i parë kontinental për kombëtaren.

Burimi: Bota Sot