16-vjeçari i dyshuar për sulmin me thikë në Ferizaj i hodhi benzinë

0%

16-vjeçari me inicialet P.Gj., i dyshuar për plagosjen e dyfishtë me thikë në qendër të Ferizajt, i ka hedhur vetes benzinë derisa policia po mundohej ta arrestonte në fshatin Greme. Në njoftimin e organeve të rendit më , thuhet se ai ka sulmuar edhe zyrtarët policorë derisa po mundoheshin ta arrestonin.

Bashkë me të është arrestuar edhe nëna e tij, D.Gj, 47 vjeç, pasi kishte ndihmuar të birin derisa po i rezistonte arrestimit nga njësitet policore. I dyshuari, i njohur si problematik për mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë, sikurse ka raportuar KALLXO.com, ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit të kryer më , rreth orës dhe nuk ishte gjetur as në banesën e tij në qytet.

Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, i dyshuari akuzohet për ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Vrasje në tentativë’. Policia, që ka njoftuar të dyshuarit i është sekuestruar thika në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se sulmuesi dyshohet edhe për vjedhje. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime të lehta në dorë dhe është liruar nga emergjenca e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është nga Shtimja dhe po dilte në punë në degën e Postës së Kosovës në Ferizaj para së cilës është kryer edhe sulmi. Tjetri, një i moshuar, është trajtuar në Spitalin e Ferizajt, por pastaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm të plagëve të pësuar kryesisht në fytyrë.

I dyshuari sulmoi edhe zyrtarët policorë gjatë arrestimit “Pas kontrollit në banesën e të dyshuarit dhe më pas në një adresë në fshatin Gremë, policia ka arritur ta lokalizojë atë.

Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë”- thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë në Ferizaj.

“Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre”.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës. “Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe)”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit për sulmin e sotëm me thikë ndaj dy personave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I dyshuari kishte përdorur një skuter, të cilin e kishte parkuar pranë bulevardit para se t’i sulmonte kalimtarët e rastit, kanë thënë dëshmitarët. Ata kanë thënë se sulmuesi kishte maskë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person- i mitur, në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Vrasja në tentativë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Në komunikatën thuhet po ashtu se fillimisht i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është lokalizuar nga ana e Policisë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdojë tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjor”- thuhet në komunikatë.

Ekipi i KALLXO.com ka parë se gjatë punës hetimore në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar edhe skuterin me të cilin i dyshuari kishte arritur në vendin e ngjarjes, duke e parkuar para se ta kryente sulmin.

Burimi: Kallxo