Shumica e viktimave nga zjarri në Spanjë dyshohet se janë shtetas të

0%

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga zjarri i madh që përfshiu një zonë turistike në Andaluzi, në jug të Spanjës, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se shumica e viktimave dyshohet se janë shtetas të huaj. Sipas ministrit të Emergjencave të Andaluzisë, Antonio Sanz, gjithçka tregon se të vdekurit janë kryesisht ose tërësisht shtetas të huaj.

Deri më tani, 19 persona rezultojnë ende të zhdukur. Mes viktimave janë edhe katër persona që dyshohet të kenë qenë shtetas britanikë. Ata u dogjën brenda automjetit të tyre, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga zona e rrezikuar.

Autoritetet thanë se disa prej viktimave dolën nga rrugët e përcaktuara për evakuim dhe tentuan të shpëtonin përmes një lumi, por u kapën nga flakët, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Rreth 500 zjarrfikës, të mbështetur nga Njësia Ushtarake e Emergjencave e Spanjës, po vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarrit dhe kërkimin e personave të zhdukur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga zonat e prekura janë evakuuar rreth 800 persona, ndërsa afro 200 prej tyre janë strehuar në qendra të përkohshme. Zjarri ka përfshirë zonën e Los Gallardos, pranë fshatit Bedar, një destinacion i njohur për turistët dhe banorët e huaj.

Sipas autoriteteve, deri tani janë djegur mbi 3.150 hektarë pyje dhe toka bujqësore, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të temperaturave ekstreme dhe erërave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com