Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit. Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të. “LVV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim se do të jemi bashkë në institucione.
Nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”, tha Kurti. Kujtojmë se takimi Kurti-Hamza ka përfunduar tashmë, dhe i njëjti rezultoi pas ndonjë marrëveshje politike.
