Dhunuan në grup të miturën, në burg 19-vjeçarja në Fier: Ndryshojnë

0%

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 dhunueset e 17-vjeçares. Pasi rasti u bë mediatik institucionet reaguan duke mos e konsideruar thjesht një rrahje mes adoleshenteve. Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e burgut pa afat deri në përfundim të hetimeve ndërsa autorja tjetër 15 vjeç u la në arrest shtëpie.

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar sepse pas dhunimit edhe të nënës së saj rezultoi me probleme të shëndetit mendor. Dhuna ndaj bashkëmoshatares nuk është e vetmja vepër penale në të cilën janë përfshirë 3 adoleshentet. Top Channel mëson se ato po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Nga të dhënat që Policia e Fierit ka grumbulluar dhe po analizon rezulton se vajzat kishin ndërtuar një skemë shantazhi ku fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin dhe u linin takim në një hotel. Më pas teksa personi priste në dhomë për të kryer takimin e premtuar aty paraqitej dikush tjetër që i fotografonte dhe me anë të këtyre imazheve i shantazhonte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë rrjet shantazhi kishte rënë dhe një punonjës policie baba i 2 fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja. Në bisedë ajo kishte tentuar të joshte policin duke i lënë takim në hotel por polici e kishte takuar vetëm në kafe.

Gjithsesi bisedat e shkëmbyera mes tyre mjaftuan që polici të intimidohej e shantazhohej që çështja penale ndaj tyre për rrahjen e shoqes të mbyllej në të kundërt bisedat do të publikoheshin online, shkruan Tch. Për rastin efektivi u përjashtua nga policia ndërsa agjencia e mbikëqyrjes policore po kryen verifikimet e nevojshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com