Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë kontrollit të një automjeti të tipit ‘Lamborghini’ në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë, më , rreth orës , një njësi patrulluese e Stacionit Policor në Ferizaj e ka ndaluar automjetin për kontroll në rrugën “Enver Topalli”.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri V.S., 32-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
