Dy të plagosurit me thikë në Ferizaj jashtë rrezikut për jetë

0%

Dy personat e plagosur me thikë më në Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë. KALLXO.com merr vesh se njëri prej të plagosurve në sulmin në Ferizaj, ku u plagosën dy persona në qendër të qytetit, është një punëtor i Postës. I plagosuri po shkonte në vendin e punës kur i dyshuari me maskë sulmoi dy kalimtarë rasti në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në Ferizaj.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, derisa personi i dytë, një i moshuar me plagë më të rënda, është dërguar për trajtim në QKUK. Punëtori i plagosur i Postës është nga Shtimja. Ai është liruar pas trajtimit në urgjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt. Ai kishte disa plagë në dorë.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje përmes telefonit nga drejtoresha e Spitalit të Ferizajt, Minire Halilaj, por e njëjta ka kërkuar përmes stafit që pyetjet t’i dërgohen me email.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo