Koncerti i Kanye West, Rama bën krahasimin me Spanjën: Priten 49

0%

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim që tregon impaktin që do të ketë koncerti i Kanye West në Spanjë, i cili do të mbahet në Algarve më 7 gusht. Nga vetëm një koncert, ashtu siç axhenda e ka parashikuar në Shqipëri, pritet që në ekonominë e Madridit të gjenerohen 49 milionë euro dhe 3 mijë vende pune duke favorizuar bizneset.

Gjithashtu priten 68 mijë fansa, ku 60% e tyre janë nga jashtë vendit. “Koncerti i vetëm i Kanye West pritet të sjellë deri në 49 milionë euro për ekonominë e Madridit, të krijojë më shumë se 3 mijë vende pune dhe të mirëpresë 68 mijë fansa, ku mbi 60% e tyre do të udhëtojnë nga jashtë vendit.

Ngjarja do t’i japë një shtysë të madhe hoteleve, restoranteve, turizmit dhe sektorit të shitjeve me pakicë në qytet, duke e forcuar më tej Madridin si një nga destinacionet kryesore të muzikës live në Evropë”, shkruhet në postim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krahasimisht, ministri Blendi Gonxhja dhe vetë shefi i qeverisë janë shprehur se nga koncerti që do të mbahet të shtunën e 11 korrikut në Tiranë, ekonomia do të gjenerojë rreth 100 milionë euro. Për ndërtimin e Eagle Stadium, janë angazhuar rreth 3500 persona.

Ndërkohë, qeveria po përballet me kritika për alokimin e 4 milionë eurove për koncertin ditët e fundit, pasi tha se në të kundërt “do të turpërohej Shqipëria”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com