Grua – apo burrë

0%

Vërtetë, artistët e sistemit komunist, i kanë pasur kushtet dhe meritat e tyre deri diku partiake – artistike. Edhe, materiale dhe ishin të “përkrahur” me honorare marramendëse vite e vite si “armiqë të shtetit dhe popullit” nga sistemi komunist jugosllav në arsim dhe kulturë?! Padyshim, themelet e një populli, dhe një Shteti të “përbashkët”. Patjetër, edhe në shrëbim të shtetit jugosllav.

Përtej, Ditës Nesërme. Sot, në sistemin Neokomunist jugosllav, ende me brekët nëpër këmbë me parti politike shqiptare “demokratike” dhe “maqedonase” plotë politikanë me thasë, dhe “artistë” shqiptar e “maqedonas”, u kërkojnë lëmoshë si lypësit e rrugëve të qytetit partizanëve të partive politike në pushtet dhe opozitë.

Projektet, dihet i fitojnë partizanët e partiave politike në pushtet, krah për krahu me partitë shqiptare jeniçere si argatë besnik në Qeveri. Publikisht, dalin në fotografi para kamerave televizive me syza të errta, pasoja trupore – fizike shëndetsore?! Sot, tu ndihmojë sistemi Neokomunist. Katastrofë kombëtare shqiptare politike – artistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I hurit, dhe kallirit me shfaqje “artistike” – partiake vendos për vlerat e tyre kulturore – artistike?! Dje, i “vlerësoi”, sistemi ish komunist jugosllav mbi nivelin e këtyre Sanço Pançove shqiptar mbi gomar, pas Don Kishitotit me Kalë me shalë. Edhe, këtij të Sotmit Neokomunist me Sanço Panço përmbrapa mbi gomar.

Trusakati, merret me vlerat e tyre artistike – kulturore me argatët partiak pa libër shqip në shtëpi. Epabesueshme?! Dje, i “vlerësoi”, dhe ndihmoi me vite sistemi komunist si shërbetorë ish jugosllav, “artistë” dhe “armiqë” të shtetit “përbashkët”: “nacionalistë, dhe irredentistë”. Fatkeqësisht, i vlerëson edhe Sot: ai i Djeshmi komunist?! Ia pafshi hajrin edhe sistemit komunist!

Edhe, këtij të Sotmit, Neokomunist me poste partiake dhe pasuri: çmime shtetërore për “vlera të arrira – artistike – letrare”, dhe partiake në pushtet! Shkak, që ju Dje: e keni dashur sistemin komunist. Sot, e doni këtë Neokomunist. Thashë, ia panë “hajrin” rrufjanët e sistemit komunist!

Sot, ia pafshi “hajrin” edhe ju argatët e sistemit Neokomunist me brekët e arnuara dhe trutë nëpër këmbë! Edhe, atë: Fatkeqësisht, ende Sistemit Neokomunist jugosllav me pasoja politike dhe shëndetsore fizike, këmbekrye në Legen. Pamarrë parasysh, se: ato, Sot dalin me “protesta paqësore” (u qoftë puna e mbarë) t’i lajnë borxhet e sistemit ish komunist.

Unë, si shkrimtar i padëgjueshëm, nuk ia pash “hajrin” sistemit komunist jugosllav. Nuk pres t’ia shoh “hajrin”, as këtij të Sotmit Neokomunist me dimia, shamia dhe ferexhezeza nëpër këmbë. Aqmëpak, këtij të Ditës Sotme. Nuk, e them: Përtej Ditës Nesërme.

Sistemi Neokomunist i “vëllzërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”, edhe sotekësajdite, e vazhdon jetën politike “kulturore – artistike” në pushtet me hajdutërinë e partive politike për “artistët” e tyre partiak trusakatë pa libër shqip në shtëpi. Rrënimit të themeleve të arsimit dhe kulturës shqiptare. Themelet, e një Shteti Shqiptar.

E, nga ana tjetër, sa herë hipin në pushtet, dalin para kamerave televizive me premtime partiake pa brekë në bythë: “Vera Kulturore”, “Panaire të Librit Shqip”, Manifestime kulturore mes bërllokut shqiptar. Telave me gjemba dhe ferrave para Dere dhe dritareve Shtëpisë të Babait. Skenderbeun, e kanë varrosur mes varrezave të makineve, në sheshin “Skendereu”.

Që, gjatë fushatave parazgjedhore e premtuan si: “Sheshi, më i madh i Shkupit”?! Artistët shqiptar, kërkojnë me vite lëmoshë rrugëve të qytetit të partive politike në pushtet, dhe opozitë në shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”, ende ish jugosllav.

Mjerisht, para kamerave televizive partiake, dalin edhe në Facebook për ndihma sociale, me syza të errëta, pasoja psiqike – fizike shëndetsore, që Sot: tu ndihmojë shteti i “përbashkët” dhe sistemi Neokomunist me partitë politike qafë për qafe në pushtet dhe opozitë. Armiku, më i madh i arsimit dhe kulturës shqiptare, në Ditën e Sotme. Duartrokitje!

Dje, i “ndihmoi” me vite, sistemi antishqiptar komunist ish jugosllav, por nuk do të thotë, se: edhe Sot, duhet t’i nëpërkëmbë edhe Sistemi Neokomunist “demokratik” ish jugosllav. Larg, me kilometra dhe Luftëra: Luftën e Kosovës (1998-‘99), atë të Maqedonisë (2001), rrëzimin e sistemit komunist ish jugosllav me viktima dhe pasoja shëndetsore fizike, invalidore.

Ferexhezeza, kemi mjaftë (boll) me kamionë, na i ka dhënë Zoti (“Allahu”). Faleminderit. I ka: Shqipëria, Kosova edhe Maqedonia e Veriut. Nuk ka nevojë të na i sillni me kontrabandë politike edhe nga Irani. Turqia. Shtetet e Bashkuara Arabe. Ferexhezeza me sy të mbuluar, që nuk shohin më Larg në Lëmë. Përtej Ditës Nesërme. Nuk dihet, a janë gra, apo burra?! Nuk ka problem në Ditën e Sotme.

Përndryshe: Nëse, shqiptarët nuk e dinë, a janë gra, apo burra?! Thyeni qafën! Shqipëria ka themele. Dhe, është Shtet Shqiptar! Vështirë e keni t’i përzeni nga Atdheu. Pamarrë parasysh, se: ato Sot, dalin në “protesta paqesore” pa ferexhe të zeza me flamuj kuqezi, pankarta dhe brohoritje para kamerave televizive: “Rama, në burg! Sala, në Burg”!

Lutjet vajtuese partiake: “Rama, jepe dorëheqjen! Rama, jepe dorëheqjen! Rama, jepe dorëheqjen! Revolucion”. Thirrjet e protestuesve: “O Pallosh, Pallosh i gjatë! Këtu, nuk ka as Ditë, as Natë!” Hap, i këtyre protestave “paqesore” maratonike do të ishte ta merrnin me vete edhe Ferxhezezën. Na e ka dhënë Zoti (“Allahu”). Mos bëhemi egoist para syve të Botës, por ta ndajmë me “vëllezërit”.

Njësoj, si dy vëllezërit e fshatit Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës: Cuti dhe Hemi. Cuti, ishte filozof nga Kërçova, këtheheshte pasmesnate në shtëpi. Nuk e vriste armiku i pabesë, as hasmi. Nuk e hante, as ujku delengrënës. Ne, shqiptarët thonim se, është i marrë. Unë, si shkrimtar me të edhe kam pi raki rrushi “Hallall” në të njëjtën Tavernë, në Kërçovë.

Posa hynte Cuti me kësulën e bardhë të Bajram Currit në Tavernë, uleshte në tavolinë dhe i porosiste dy tava me groshë. Nga kurreshtja, ndërhyra në tavolinën e tij me dy tava me groshë, dhe e pyeta: pse, i porositë dy grosha, kur je vetëm në tavolinë? Buzëqeshi, dhe mu përgjigjë: e pres të vijë edhe një mik. Grosha tjetër, është për mikun. Nuk e kuptova përgjigjen e tij atë ditë.

Thashë me vete: ku ta di unë, ndoshta e pret Rrufjanin?! Ditën tjetër pasi u përshendet me mua, Cuti përsëri u ulë në tavolinën e tij personale, dhe i porositi dy tava me groshë.

Pasi e nisëm bisedën si miq të dy tavolinave, nuk mu durua pa e pyetur: -Miku, a nuk të erdhi sot, dhe groshën tjetër e hëngre vetë? -Po, tha: pasi ai nuk erdhi, më mirë ta ha unë vetë, sesa të shkojë grosha kotë, në koshin e mbeturinave. -E, kush i paguan këtu këto dy grosha të përditshme në Tavernë? -Dihet, udhëheqësi im shpirtëror.

Përveç, atyre Dy gotave me raki rrushi dhe Dy shtamave me verë, që i bënë ti bythekrye në Tavernë. I paguan mësues Dani – Piktori. Borxh, i kam vetëm Mësues Danit. Mësues Danin, më pyeti: E njeh ti? -Po, iu përgjigja. E kam pasur mësues të artit fugutiv në shkollën fillore në Vendlindje. Edhe Piktor, dhe mik.

U binda, se: vetëm ai mund ta bënte një gjest të tillë humanitar si Piktor për Ditën e Nesërme. Mesuesi im i artit figurativ, Dan Piktori. Ditë më vonë, Cuti përësri erdhi në tavernë, dhe i porositi dy grosha. Nuk munda ta përmbaj veten pa hyrë edhe në jetën e tij personale si shkrimtar provokativ për ndonjë libër.

Unë, e porosita një “Hallall”, raki rrushi dhe Dy shtama me verë. – Cuti, edhe këto dy grosha sot do t’i hash vetë?! -Jo, mu përgjigjë. Patjetër do t’i hajë me miqtë dhe armiqtë. Që, nuk kanë guxim të më ulen në tavolinë. Shkaku, se: edhe sot nuk do të vij miku të hajë groshë me mua në tavolinë. Prandaj, edhe kësaj radhe do t’i ha vetë të dy groshat.

Tek tashti, e kuptova filozofinë e tij artistike të një burri malësor. Burri i botës, ndoshta nuk hante bukë dy – tri ditë. Nga kurreshtja vazhdova të gjurmoj në jetën e tij personale. Edhe, pse: hyri papritmas si personazh i shkrimeve të mia publicistike dhe librave me armik dhe për armik. -Mirë, ore burrë, i them unë: a, ke familje? -Po. E kam edhe një vëlla.

Posa zgjohemi në mëngjes, dhe dalim në lëmë, e zëmë kush i pari hijen me marrëveshje. I kemi ndarë edhe pasuritë. I them: o vëlla, zeje më para ti hijen e Ftonit pranë Bunarit të Babait, që mos të kemi probleme! -Punë e mençur. Po, a ke grua në shtëpi? -Jo, më përgjigjet. Shkaku, se: gruaja ka shpenzime. Vëllai, kur u martua edhe unë i dhash pak para. U binda se, Cuti ishte filozof.

I mirëseardhur për ta vjedhur si personazh në shkrimet e mia publicistike, dhe libra. Protestave “paqesore” me Shamia e ferexhezeza” kuqezi”. Dihet, u mungon Cuti Fjlozofi shqiptar. Parashikusi i Ditës Nesërme. Ndoshta, u mungon edhe Ferexhezeza e bukur me stoli dhe shami të mbuluar sy e faqe me ferexhenë krahëve pa dimia.

Bukuroshe, që nuk e dinë as politikanët e sotëm, a është Grua, apo Burrë. Rama, me siguri Sot: do të jepte dorëheqje. Nese, ia kërkonte Ferexhezeza…

Burimi: Bota Sot