Shtrenjtohet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje

0%

Shpërndaje në: Për të katërtën ditë radhazi çmimi i naftës në Kosovë është rritur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) të enjten, çmimi i naftës për sot do të jetë 1.47 euro për litër – tre centë më shtrenjtë seç ishte dje. Ndërkohë, krahasuar me dje, çmimi i benzinës është i njëjtë. Benzina do të tregtohet 1.37 euro për litër.

Edhe çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër do të tregtohet me 0.61 euro. Çmimet e naftës kanë filluar sërish të rriten pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

Burimi: Koha