Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të premten, më . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.47 euro për litër, ndërsa për benzin është caktuar çmimi 1.37 euro për litër.
MINTI po ashtu njoftoi edhe për çmimin e gazit, i cili është kufizuar në 0.61 euro për litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora e datës . Krahasuar më një ditë më parë, më , çmimi i naftës ka qenë i kufizuar në 1.44 euro për litër, apo tre centë më lirë, kurse çmimi për benzin vazhdon të mbetet i njejtë, 1.37 euro për litër.
I njejtë po ashtu vazhdon të jetë edhe çmimi i gazit, 0.61 euro për litër. Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000.
Më , MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 centë për litër.Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 centë për litër.
MINTI ka njoftuar se vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Më , SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore të koordinuara kundër Iranit.
Regjimi iranian është kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake dhe përfaqësi diplomatike në vendet e rajonit por ka bombarduar edhe objekte të tjera të vendeve që konsiderohen si aleatë të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, Irani vazhdon të sulmojë edhe caqe në territorin izraelit. Pas sulmeve, nisi edhe rritja e çmimit të derivateve të naftës.
Në muajin mars 2026, MINTI-i kishte marrë një vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.
Në Kosovë, opozita e Legjislaturës së X-të, e cila kishte dalur nga zgjedhjet e dhe përfundoi mandatin më , kishte kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizën ose TVSH-së në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg.
Mirëpo në atë kohë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më kishte thënë se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.
LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk ishte përkrahur nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.
Çmimet e naftës nisën rënien më në Azi pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin e luftës SHBA-Iran, kishte njoftuar arritjen e marrëveshjes kornizë që presidenti Donald Trump do ta rihapë rrugën kryesore të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi BBC . Por pas dështimit, çmimi i derivateve të naftës filloi prapë ngritjen.
