Mbappe “armiku numër një” në Paraguaj, digjet kukulla me emrin e tij

0%

Kylian Mbappe është vënë në qendër të zemërimit të tifozëve paraguajanë pas eliminimit të kombëtares së tyre nga Franca në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Tensionet nisën pas përfundimit të ndeshjes Paraguaj–Francë, kur ylli francez kritikoi ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve kundërshtarë ndaj tij.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pas përplasjes së tij verbale me senatoren paraguajane, Celeste Amarilla. Frustrimi ndaj sulmuesit të Francës dhe Real Madridit u shfaq edhe gjatë festivalit tradicional “San Juan”, të zhvilluar në Asuncion.

Në qendër të kryeqytetit u vendos një kukull me mbishkrimin “Mbappe”, e cila më pas u dogj nga pjesëmarrësit, si shenjë pakënaqësie për eliminimin nga Botërori. Pamjet e ngjarjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta. Ndërkohë, Mbappe dhe Franca kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Spanjë–Belgjikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraguayans burned an effigy labeled Kylian Mbappé during the annual San Juan Ara festival on July 4, just hours after France eliminated the team from the World Cup in the round of 16. pic.twitter.com/2iq9ODHrLk — CBS News (@CBSNews) July 9, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com