Ylber Ramadani është zyrtarisht futbollist i Çorum. Klubi turk konfi rmoi transferimin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se me 30-vjeçarin është fi rmosur një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Leçe përfiton 1 milion euro nga shitja e Ramadanit, i cili mbyll kështu aventurën trevjeçare në Serie A dhe nis një kapitull të ri në elitën e futbollit turk. Ndërkohë, ish-futbollisti i Leçes, Dario Levanto, e cilësoi largimin e Ramadanit si një lëvizje normale, duke marrë parasysh situatën kontraktuale të mesfushorit. “Shitja e Ramadanit nuk duhet të habisë.
Futbolli modern udhëhiqet nga dinamika të tregut që nuk mund të kontrollohen plotësisht. Ai është 30 vjeç dhe kishte vetëm edhe një vit kontratë me Leçen. Mori një ofertë shumë të rëndësishme nga Çorum, si në aspektin fi nanciar ashtu edhe për kohëzgjatjen e kontratës. Klubi mund ta barazonte atë ofertë, por e dimë se kjo nuk është politika e Leçes. Më duket një lëvizje plotësisht logjike.
Kur shet një futbollist, fillimisht vlerëson të gjithë skenarët që krijohen. Jam i bindur se klubi ka bërë të gjitha analizat e nevojshme, edhe në bashkëpunim me trajnerin Di Françesko. Nëse lojtarët që janë në organikë nuk konsiderohen gati, atëherë drejtori sportiv Trinkera do të ndërhyjë në merkato ”, deklaroi ai.
