Dinamo City mposhtet minimalisht nga Astana, kualifikimi mbetet i

0%

Dinamo City e nisi me humbje rrugëtimin në UEFA Conference League, duke u mposhtur 0:1 nga Astana në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar përballë ekipit kazak, me pjesën e parë që u mbyll pa gola dhe me raste të pakta nga të dyja skuadrat.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 69-të, kur Karimov realizoi golin që i dha avantazhin dhe fitoren Astanës. Dinamo City provoi të reagojë deri në fund, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit. Pavarësisht disavantazhit minimal, skuadra shqiptare mbetet në garë për kualifikimin, pasi diferenca prej vetëm një goli lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Takimi i dytë do të zhvillohet më 16 korrik në “Astana Arena”, duke nisur nga ora , ku Dinamo City do të kërkojë përmbysjen për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot