Charlie Sheen do t’i paguajë ish-bashkëshortes rreth 400 mijë euro

0%

Aktori i njohur amerikan, Charlie Sheen dhe ish-bashkëshortja e tij, Brooke Mueller, kanë arritur një marrëveshje, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë ligjore për alimentacionin e papaguar. Sipas dokumenteve gjyqësore, Sheen ka pranuar t’i paguajë Muellerit rreth 440 mijë euro, me gjysmën e shumës që duhet të shlyhet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër deri në fillim të shtatorit.

Përveç kësaj, aktori do të paguajë edhe rreth 53 mijë euro për shpenzimet ligjore të ish-bashkëshortes. Charlie dhe Brooke Marrëveshja i jep fund një procesi që lidhej me detyrimet e papaguara për alimentacion nga viti 2011 e deri më sot.

Mueller kishte pretenduar se Sheen i detyrohej rreth 7.9 milionë euro për alimentacionin e papaguar, si dhe më shumë se 5.3 milionë euro kamata të grumbulluara ndër vite. Çifti, i cili ishte i martuar nga viti 2008 deri në 2011, kanë binjakët 17-vjeçarë, Bob dhe Max. Sipas marrëveshjes së re, secili prind do të mbulojë vetë shpenzimet për fëmijët gjatë kohës që ata qëndrojnë me të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Charlie dhe Brooke Martesa e tyre u karakterizua nga konflikte të shumta, probleme me kujdestarinë e fëmijëve dhe sfida personale. Megjithatë, vitet e fundit raportet mes tyre janë përmirësuar dhe të dy kanë shprehur publikisht respekt dhe mbështetje për njëri-tjetrin.

Burimi: Telegrafi