Dinamo e Tiranës mposhtet nga Astana

0%

Shpërndaje në: Dinamo e Tiranës është mposhtur nga Astana e Kazakistanit. Ndeshja e së enjtes mbrëma e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ishte e para e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Astana fitoi 1:0, ndërsa golin e fitores e realizoi sulmuesi Ramazan Karimov. Karimov shënoi në minutën e 69-të.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja tentoi t’i barazonte shifrat, por nuk ia arriti një gjëje të tillë. Ndeshja kthyese luhet të enjten e ardhshme.

Burimi: Koha