Viti i tretë radhazi – Muhammad, emri më i popullarizuar për foshnjat

0%

Muhammad mbetet emri më i popullarizuar për djem në Angli dhe Uells, ndërsa Olivia vazhdon të kryesojë listën për vajza. Të dhënat për foshnjat e lindura në vitin 2025 tregojnë se Olivia është emri më i zgjedhur për vajza për të dhjetin vit radhazi, ndërsa Muhammad për të tretin vit radhazi. Për djem, pas Muhammad renditen Noah në vendin e dytë dhe Leo në vendin e tretë.

Për vajza, Lily është ngjitur në vendin e dytë, ndërsa Amelia, që më parë ishte në pozitën e dytë, ka rënë në vendin e tretë, shkruan bbc. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), 5.957 djem u quajtën Muhammad në vitin 2025. Edhe variantet e këtij emri ishin të njohura: Mohammed u rendit në vendin e 20-të me 1.712 përdorime, ndërsa Mohammad në vendin e 55-të me 895 përdorime.

Për vajza, Olivia iu vendos 2.386 foshnjave, e ndjekur nga Lily me 2.249 dhe Amelia me 2.153 raste. Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Isla, Florence, Freya, Poppy, Elsie, Ivy dhe Isabella. Lista e emrave më të përdorur për djem përfshin gjithashtu Luca, Arthur, Oliver, George, Oscar, Theodore dhe Freddie.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndër emrat që hynë për herë të parë në top 100 janë Eliana, Gracie, Alba dhe Lilah për vajza, si dhe Carter, Ruben, Stanley dhe Vincent për djem. Të dhënat tregojnë se emri Ada ka shënuar rritjen më të madhe te vajzat, duke u ngjitur 54 vende në renditje, ndërsa Roman ka qenë emri i djemve me rritjen më të madhe. Muhammad ka qenë emri më i përdorur për djem në çdo muaj të vitit 2025.

Burimi: Telegrafi