Dy ndeshje moslojë për mbrojtësin Qaunsah

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi Jarrel Quansah do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Meksikës. Quansah u përjashtua nga loja në minutën e 54-t në fitoren 3:2, pas ndërhyrjes së ashpër në Jesus Gallardon. Kjo ndërhyrje u vlerësua si shumë e ashpër.

Kjo do të thotë se ish-futbollisti i Liverpoolit do të mungojë ndaj Norvegjisë, dhe në rast të kualifikimit të Anglisë tutje, do të mungojë edhe në gjysmëfinale ndaj Argjentinës apo Zvicrës. 23-vjeçari Quansah mund të jetë i gatshëm për Anglinë vetëm nëse “Tre Luanët” arrijnë në finalen e Kupës së Botës më 19 korrik.

Burimi: Koha