Shkëndija “pushton” Gjibraltarin me pesëshe, një hap larg rrethit të

0%

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap gjigant drejt kualifikimit në rrethin e dytë të kualifikimeve të Conference Leagues, pasi në ndeshjen e parë mposhti bindshëm në transfertë skuadrën Europa të Gjibraltarit me rezultat të thellë 5:0.

Pas disa minutave të para, kur vendasit arritën ta mbanin nën kontroll lojën, ekipi tetovar mori plotësisht iniciativën dhe tregoi epërsinë në fushë, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Golin e parë e realizoi Ndzengue në minutën e 28-të, pas një aksioni të bukur të skuadrës, duke i dhënë epërsinë Shkëndijës që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë shkëlqeu Tamba, i cili fillimisht shënoi për 0:2 në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 75-të realizoi edhe golin e tretë, duke përfituar nga gabimet e mëdha të mbrojtjes së skuadrës Europa. Dominimi i tetovarëve vazhdoi edhe në minutat e fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeziu realizoi golin e katërt në minutën e 83-të, ndërsa veterani Besart Ibraimi vulosi fitoren e thellë 0:5 dy minuta para përfundimit të takimit. Me këtë fitore bindëse, Shkëndija pothuajse e ka siguruar kalimin në rrethin e dytë.

Burimi: Bota Sot