Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK e LDK e pranojnë

0%

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke ftuar në takim liderët e partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Ftesës së tij i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka vendosur ta refuzojë takimin.

Takimi i thirrur nga Kurti, i cili aktualisht është kryeministër në detyrë, vjen në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, me synim diskutimin për hapat e mëtejshëm drejt formimit të institucioneve të reja. Pas ftesës së Kurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar edhe qëndrimi i kësaj partie për takimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij e vendos në plan të parë adresimin e sfidave të Kosovës, e jo ndarjen e posteve. “Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.

Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat e kam thënë dhe e ripërsëris është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, të ketë një kryetar kuvendi, presidentin apo sidoqoftë”, ka deklaruar ai.

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim. “Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës. Ky le të jetë një takim i parë, do të provoj të takohem edhe me liderët e partive të tjera për të kuptuar pozicionet e tyre.

Shprehim gatishmëri që LDK të jetë pjesë aktive aq sa mundet, brenda parimeve dhe vlerave që i përfaqëson, drejt formimit të institucioneve të reja”, ka theksuar Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit, shkon nesër në takim Në anën tjetër, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se nuk e sheh të nevojshëm një takim me Kurtin për diskutimin e formimit të institucioneve.

Në një letër publike, Gjini ka deklaruar se Aleanca është e gatshme të ndihmojë në sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse Kurti i pranon gjashtë pikat e propozuara nga AAK-ja. “Më datën , kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen president-es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjmë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe, njëkohësisht, të mos e dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje.

Duke e pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, thuhet në letrën e Gjinit. AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin Nga Aleanca kanë bërë të ditur se për qëndrimin ndaj ftesës së Kurtit do të diskutojnë edhe në kuadër të strukturave të partisë. Ndërkohë, sot ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Deputetët e rinj kanë afat deri më 7 gusht për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com