Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë

0%

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë. Personat e arrestuar janë Gj.K., 35 vjeç dhe D.B., 21 vjeç. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com