Trajneri Pollozhani dhe kapiteni Ibraimi paralajmërojnë duelin e parë të xhiros së parë të UEFA Conference League të enjten ndaj Europa FC në Gjibraltar, duke kërkuar përkushtim maksimal dhe fitore për të lehtësuar ndeshjen e kthimit. “Sot fillon një cikël i ri për ne, fillojmë Kupat e Europës, një cikël i rëndësishëm.
Siç e përmendët edhe ju, vjet klubi bëri një sukses të jashtëzakonshëm në Europë. Por, ai sukses tashmë i përket së kaluarës dhe sigurisht që ne do të tentojmë të shkojmë goxha larg këtë vit, sepse potenciali ekziston. Mendoj që me një qasje dhe angazhim maksimal, nga i pari deri te i fundit, mund ta arrijmë larg.
Sa i përket fazës përgatitore, është mjaft e rëndësishme që ajo kaloi me sukses dhe i gjithë grupi është i plotë, kështu që do të konkurrojnë të gjithë ata që janë gati për ndeshjen sot”, tha Artim Pollozhani. “Të them të drejtën, në ndeshjen e nesërme normal që ne jemi favoritë, por me të vërtetë përkushtimi ynë do të jetë maksimal.
Duhet të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse në ditët e sotme nuk ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur, e kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë që nesër ta fitojmë ndeshjen, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta kemi më lehtë ”, deklaroi Ibraimi.
Nga Gjibraltari, ku skuadra kuqezi rikthehet në garat europiane në xhiron e parë të UEFA Conference League, trajneri Artim Pollozhani dhe kapiteni Besart Ibraimi kanë shpalosur pritshmëritë e tyre fjalë për fjalë për këtë duel të rëndësishëm ndaj Europa FC. Takimi luhet të enjten në orën .
