Ndihmë për Vllazninë

0%

UEFA ka bërë sërish ndryshime në listën e Vllaznisë për ndeshjen e parë kundër Malishevës në Ligën e Konferencës. Dy emrat të rinj janë shtuar dhe bëhet fjalë për Emiljano Mustën dhe Rrok Tomën. Dy emrat janë përfshirë në listë pasi UEFA lejon që të bëhen dy ndryshime në listën e dorëzuar në datën 3 dhe deri në ditën e ndeshjes.

“Panorama Sport” ka mësuar se Vllaznia ka kërkuar që të regjistronte të gjithë lojtarët e ardhur në merkaton e verës, por duke qenë se nuk ka qenë e mundur ka zgjedhur vetëm këta dy futbollistë. Nëse nuk do arrinte të federonte Mustën dhe Tomën, kuqeblutë do të kishin vetëm 11 lojtarë nga lista A dhe pjesa tjetër do të ishte nga lista B.

Burimi: Bota Sot