Prej orës , ekipi shqiptar që militon në Malin e Zi, KF Deçiqi do të sfidojë rivalin letonez të FK Liepaja. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Daugava Stadum”. Edhe pse në letër nuk cilësohen si favoritë, kuqezinjtë do t’i provojnë të gjitha kartat për të përfituar një rezultat që do t’u ndihmonte për ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Besa” të Tuzit, më 15 korrik.
Kujtojmë se edhe tre skuadra të tjera shqiptare, si Shkëndija e Maqedonisë së Veriut si dhe ato të Superiores, Vllaznia dhe Dinamo, do të nisin sot aventurën e tyre evropiane.
