Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, s’ndikohemi nga

0%

Shpërndaje në: Shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, ka insistuar se gjyqtarët në Kupën e Botës nuk ndikohen nga asnjë faktor apo individ i jashtëm dhe ka shpjeguar pse Egjiptit iu anulua një gol në humbjen nga Argjentina 3:2 në një të tetën e finales.

Ish-gjyqtari legjendar italian, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-së që nga viti 2017, ka reaguar pas ankesave në lidhje me ndarjen e drejtësisë në Kupën e Botës 2026.

Ai ka thënë se vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Egjiptit ishin të drejta dhe bëri të qartë se organi i arbitrave “nuk ndikohet nga askush, madje as nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Collina theksoi se “askush nuk mund të vërë dyshim integritetin e gjyqtarëve” në këtë Kupë të Botës dhe se “akuzat e pabaza nuk kanë vend”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjyqtarët marrin vendime të ndershme dhe ashtu si lojtarët dhe trajnerët, gjithmonë japin më të mirën e tyre”, ka thënë Collina në një intervistë të enjten për FIFA.

Burimi: Koha