Nis transferimi i të paraburgosurve nga Gjilani, objekti pritet të

0%

Ka nisur procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe zhvendosja graduale e personave të privuar nga liria drejt institucioneve të tjera korrektuese në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka njoftuar se është informuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për fillimin e këtij procesi.

Sipas njoftimit, mbyllja e qendrës lidhet me zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, përmes së cilës objekti në Gjilan do të shfrytëzohet për ekzekutimin e dënimeve të personave të dënuar nga autoritetet daneze.

Transferimi i të burgosurve aktualë do të realizohet në faza, duke u bazuar në vlerësimet e sigurisë, kapacitetet e institucioneve korrektuese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës, e nënshkruar në vitin 2022, parasheh dhënien në shfrytëzim të rreth 300 qelive në Gjilan për një periudhë 10-vjeçare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këmbim, Kosova pritet të përfitojë të ardhura financiare nga kjo marrëveshje. Projekti ka qenë objekt diskutimesh dhe kritikash në Danimarkë, veçanërisht lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut dhe kushtet e trajtimit të të dënuarve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com