Universiteti Veror mbledh qindra studentë ndërkombëtarë në Prishtinë

0%

Këtë verë sallat e ligjëratave në Universitetin e Prishtinës janë shndërruar në vendtakim për rreth 350 studentë nga e gjithë bota që po marrin pjesë në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU).

Pas përfundimit të vitit akademik në Universitetin e Prishtinës, sallat e ligjëratave dhe konviktet e studentëve janë mbushur me qindra studentë nga e gjithë bota derisa Universiteti Veror u hap më . Për dy javë gjatë verës, klasët e Universitetit po bëhen pika të takimit për studentët nga shtete që rrallë ndajnë të njëjtën klasë.

Këtë vit, rreth 350 studentë nga Europa, Amerika Veriore, Afrika dhe Azia kanë udhëtuar për në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e 26 të PISU.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Derisa studentët u mblodhën për një foto grupi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë të martën, më , ata për KALLXO.com thanë se programi u ofron atyre diçka përtej mësimit: një mundësi për të mësuar rreth një shteti për të cilin ata dinin shumë pak para se të vinin. “Nuk dija shumë për Kosovën para se të vija dhe ky ishte një nga motivet kryesore të mija për të ardhur.

Doja ta zbuloja vetë.” – tha Celia Gaillard, studente e Mjekësisë nga Gjermania. “Thoja, kjo është pjesë e Europës dhe pjesë e historisë europiane, për të cilën nuk kam njohuri” – tha Gaillard.

Si studente e Mjekësisë, ajo shtoi se e vlerëson se si programi i Universitetit Veror po i jep “mundësinë të mësoj për shumë tema të tjera, me të cilat zakonisht nuk kam rast të njihem.” Më shumë se një program akademik Universiteti Veror 2026, Foto: KALLXO.com I organizuar nga Universiteti i Prishtinës, PISU, është shndërruar në iniciativën më të madhe të ndërkombëtarizimit.

Gjatë dy javësh, studentët do të marrin pjesë në 19 kurse të bashkë-ligjëruara nga profesorë vendor e ndërkombëtar, derisa marrin pjesë edhe në punëtori, evente kulturore dhe ekskursione rreth Kosovës. Arben Hajrullahu, rektori i UP-së, në ceremoninë hapëse të Universiteti Veror e përshkroi atë më shumë se një projekt akademik.

“Shërben si një platformë për zhvillimin akademik, por po ashtu si një mjedis që inkurajon shoqëri të reja, bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim social.” – ka thënë Hajrullahu, më . Diversiteti i pjesëmarrësve këtë vit reflekton këto ambicie. Lawrence Antenson Ansah është student nga Ghana që po e viziton Kosovën për herë të parë.

Ai tha se është mahnitur si nga peisazhi i vendit, ashtu edhe nga njerëzit e tij. “Mendoj se Kosova është një vend shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe gjithçka më duket shumë natyrale dhe organike. Të takosh shumë njerëz nga vende të ndryshme është një përvojë e shkëlqyer.” – tha ai.

Për Christine Swanson, studenten nga New York, ky program shënon rikthimin e saj në Kosovë pasi kishte marrë pjesë në një program të diasporës më 2025. “Isha e emocionuar të kthehem për të mësuar më shumë për Kosovën derisa zgjerojë njohuritë dhe mundësit e mia.” – tha ajo. Studentë të tjerë tashmë kanë shpenzuar kohë më shumë në Kosovë.

Evan Griffith nga SHBA, praktikant në OJQ “The Ideas Partnership” tha se mjedisi i universitetit dhe i qytetit janë shumë të përshtatshëm. “Më pëlqejnë shumë profesorët dhe ambinetet e ligjërimit. Më pëlqen fakti se si qyteti është shumë i përshtatshëm për të ecur në këmbë, kampusi është shumë i përshtatshëm.” – tha Griffith.

Maddie LaRosa-Ray, pjesëmarrëse tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është duke jetuar në Kosovë që nga muaji maj, tha se ka mësuar disa fjalë shqip që e kanë ndihmuar të flas me njerëzit e vendit. “Kam mësuar pak shqip dhe njerëzit gjithmonë më komplimentojnë për theksin tim, edhe pse jam e sigurt se nuk është aq i mirë.” – tha ajo.

Kthim vit pas viti Rektorati i UP-së gjatë universitetit veror, Foto: KALLXO.com Profesorët ndërkombëtarë thonë se nga programi kanë përfitime edhe ata si ligjërues, përveç studentëve. Kohei Arai, profesor nga Japonia, që po ligjëron për Inteligjencë Artificiale për biznes tha se po e shijon rikthimin në Kosovë për shkak të entuziazmit të studentëve.

“Ata kanë shumë pyetje, diskutime.” – tha ai, duke shtuar se programet si PISU ndihmojnë që studentëve t’u ekspozohen fusha të zhvilluara të inteligjencës artificiale që mund të mos jenë të përshira në kurrikulën e universitetit. Për Joanna Jaskula, profesoreshë nga Polonia që vjen në Kosovë për herë të 9-të, programi është një ndihmesë për zhvillimin akademik të saj.

“Ndihem sikur është shtëpia ime e dytë dhe nëse mund t’ia rekomandoj dikujt të vijë këtu, do të ishte rekomandimi im më i lartë.” – tha ajo. Ajo po bashkë-ligjëron me profesorin Valbon Bytyqi, të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në UP.

“Kursi lidhet me hartografimin e ngjarjeve klimatike përmes përdorimit të teknikave të Remote sensing dhe GIS (zbulimi në distancë), një kurs ma interesant që ka treguar interes te studentët.” – tha profesori Bytyqi. Përveç ligjëratave, pjesëmarrësit marrin pjesë në shfaqje filmi, aktivitete sportive, mbrëmje kulturore dhe ekskursione përreth Kosovës.

Tashmë është mbajtur edhe një natë tradicionale ku vizitorëve u prezantohet kultura, muzika dhe kuzhina shqiptare, ndërsa një mbrëmje tjetër kulturore u lejohet studentëve të prezantojnë kulturat e tyre prej nga vijnë. Sipas Rozafa Bashës, prorektores në UP, edicioni i sivjetëm i PISU karakterizohet nga një numër i madh i punëtorive.

“Që kur Universiteti Veror ka filluar, vikendet gjithmonë janë dedikuar për ekskursionet në Prizren, Pejë, Rugovë, Prekaz dhe qytetin antik të Ulpianës në Graçanicë, nga të gjitha destinacionet tjera. Por këtë vit, ne po ashtu prezantojmë aktivitete dhe punëtori të reja, dhe këtë vit kemi edhe më shumë.” – tha Basha.

Ajo ka treguar se të premten, më , do të shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një seri ngjarjesh. “Disa nga këto aktivitete janë të hapura për publikun, kështu që nëse ka të interesuar, janë të mirëseardhur. Siç e dini, gjatë kësaj kohe, gjithmonë qyteti vlon me rini, studentë.” – deklaroi Basha.

Burimi: Kallxo