Agim Gërbeshi, i dyshuar për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje” mbrohet në liri. Ai ishte shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga organet e rendit të Kosovës. Sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë pas përfundimit të arrestit shtëpiak, nuk kanë pranuar kërkesë nga prokuroria për vazhdimin e kësaj mase.
“Nuk kemi pranuar kërkesë nga prokuroria për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak”- tha zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj. Pyetur nga KALLXO.com se çfarë ka ndërmarr Prokuroria e Mitrovicës lidhur me këtë çështje, është thënë se “rasti është në hetime dhe se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”. Deri tani, Gërbeshi i ka mbajtur tre muaj paraburgim dhe një muaj arrest shtëpiak.
KALLXO.com kishte publikuar pamje të të dyshuarit në momentin kur duarlidhur ishte sjellë në Gjykatë më . Seanca kishte qenë e mbyllur për publikun. KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimet në fshatin Ropicë si dhe ka sjellë pamje të secilit të dyshuar duke hyrë në Gjykatë në Vushtrri.
Për masën e sigurisë ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi, të cilët dyshohen për veprën penale – detyrimi, dhe vepra të tjera, ka raportuar KALLXO.com më .
