Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga stuhia tropikale Maysak në jug të Kinës, ndërsa autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura. Sipas zyrtarëve lokalë, rritja e numrit të viktimave lidhet kryesisht me çarjen e një dige pranë qytetit Nanning, ku vetëm ky incident mori jetën e 26 personave.
Reshjet intensive bënë që rezervuarët të tejmbusheshin, duke shkaktuar vërshime të fuqishme në disa zona të rajonit Guangxi . Autoritetet kineze kanë evakuuar rreth 130 mijë banorë , ndërsa në terren janë angazhuar më shumë se 8 mijë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit , të mbështetur nga mijëra mjete lundruese dhe dronë për gjetjen e personave të izoluar.
Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës, në disa pjesë të Guangxit kanë rënë deri në 90 centimetra reshje , duke shkaktuar përmbytje të gjera dhe dëme të konsiderueshme. Megjithëse niveli i ujit ka nisur të ulet në disa zona, autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk ka kaluar, pasi gjatë ditëve në vijim priten reshje të tjera shiu që mund të vështirësojnë më tej situatën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
