Policia në Prishtinë del me njoftim, trotinetët ndalohen në shesh

0%

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ma bërë të ditur se në Prishtinë ka nisur zbatimin e një plan-veprimi me fokus kontrollin e qarkullimit të trotineteve elektrike, me qëllim garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm në hapësirat publike, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke i informuar drejtuesit e trotineteve elektrike dhe biçikletave se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar përmes sinjalizimit rrugor.

Pas këtyre njoftimeve, ndaj personave që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Sipas Policisë, shtatë drejtues të trotineteve elektrike janë gjobitur me nga 150 euro, ndërsa trotinetet e tyre janë sekuestruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com