Dy granata dore gjenden në bodrumin e një shtëpie në Prishtinë

0%

Dy mjete të dyshuara të pashpërthyera janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur më , kur një grua ka raportuar se gjatë pastrimit të shtëpisë kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore. Njësitet relevante të organeve të rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar zonën.

Ndërkaq, njësiti për deminim i EOD-së ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara pa ndonjë incident.

Burimi: Kallxo