Rahovec: Gjendet një qese me kokainë në mes të rrugës

0%

Policia ka pranuar një informatë se në rrugë në fshatin Fortesë të Rahovecit është një qese me substanca narkotike. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes. Ku ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 45.24 gramë. “ Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Bota Sot