Alarm te kombëtarja çerekfinaliste, disa lojtarë janë të sëmurë

0%

Disa ditë para përballjes së madhe ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës, trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka konfirmuar se disa futbollistë të ekipit të tij po përballen me probleme shëndetësore. Solbakken bëri të ditur se fillimisht vetëm Jorgen kishte temperaturë, por më pas edhe disa lojtarë të tjerë shfaqën simptoma si kollë dhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

“Fillimisht vetëm Jorgen kishte temperaturë, më pas pati disa raste me kollë dhe ngjirje. Ka të bëjë edhe me ajrin e kondicionuar, fluturimet, dhomat e zhveshjes. Jemi më shumë se 50 persona së bashku, ndaj do të ishte e çuditshme nëse askush nuk do të sëmurej”, deklaroi tekniku norvegjez.

Pavarësisht situatës, Norvegjia po përgatitet për sfidën ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot