Egnatia reziston edhe me 10 lojtarë, kampionët e Shqipërisë e

0%

Akti i parë në kualifikueset e Champions League mes Petrocub dhe Egnatias është mbyllur në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Zimbru” të Moldavisë, përfundoi me shifrat 1-1. Rrogozhinasit e gjetën veten në disavantazh që në sekondën e 40-të, ende pa u mbushur një minutë lojë,, falë gabimit që nisi nga portieri Dajsinani i cili s’u koordinua siç duhet me mbrojtësit e qendrës.

Këtu përfiton sulmuesi Popescu që s’fal në topin e parë në zonë dhe ndëshkon rrogozhinasit. Tentativat e skuadrës së Nevil Dedes nuk mungojnë dhe në të 10-tën minutë vjen aksioni i parë i rrezikshëm përmes një zbritje të shpejtë nga Bakayoko, por sulmuesi nuk e gjen dot kuadratin dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën.

Megjithatë, përpjekjet shpaguhen në të 35-tën, kur Altin Kryeziu ndodhet në kohën dhe vendin e duhur, për të rikthyer baraspeshën në 1-1. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, kapiteni Aleksi bën ndërhyrje të rrezikshme. Pas rishikimit me sistemin VAR, kryesori anulon të verdhin dhe nxjerr jashtë mbrojtësin me të kuqin e menjëhershëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i takon fraksionit të dytë, Egnatia me një lojtar më pak, u vendos shpesh herë në vështirësi nga aksionet dinamike të rivalit moldav, por iu fal një superparaqitjeje të portierit Dajsinani që frenoi kundërshtarin duke mbajtur të gjallë shpresën e kualifikimit.

Takimi i radhës, pra ai i kthimit në Rrogozhinë do të luhet më 15 korrik në orën , aty ku të besuarit e Nevil Dedes do të bëjnë çmos të dalin me një rezultat që do t’u mundësonte kalimin në fazën tjetër.

Burimi: Bota Sot