Komisioni Evropian kishte rekomanduar që të hapet ky grupkapitull duke nënvizuar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme. Në një “notë informuese”, Komisioni mes tjerash vlerëson edhe angazhimin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.
“Komisioni mund të informojë Këshillin se Serbia vazhdon të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, siç është konfirmuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në dokumentin që Komisioni Evropian ua ka dërguar vendeve anëtare, ku me një ton shumë pozitiv për Serbinë bën presion ndaj vendeve anëtare që të hapin kapituj të rinj në procesin e negociatave.
Vallë, a është një gjuhë e strëzbutur e këtij Komisioni ndaj Serbisë dhe a duket sikur në këtë formulim kanë ndikuar “ndërmjetësuesit” e mëparshëm të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, siç ishin Lajçak e Borell.
Madje, kësaj radhe kanë shkuar edhe më laerg, sa që Serbinë terroriste ku me një ton aq pozitiv dhe mosgatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni mes tjerash vlerëson edhe angazhimin e Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën, kur Bashkimi Europian e ka ende letrën e Bërnabiqit në sirtarët e saj se nuk do të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe as atë të Brukselit.
Letër, që BE ka qenë dashur t’ia kthejë si të pavlefshme e të papranuar Bërnabiqit, duke kërkuar prej saj gjithsesi zbatimin e Marrëveshjeve.
Si është e mundur të vlerësohet se Serbia është e angazhuar në procesin e dialogut me Kosovën, kuir Vuçiq nuk ka pranuar të takohet me Kryeministrin e Kosovës qysh nga mandati i zgjedhur i këtij Komisioni të BE, e, Serbia është ajo që nuk ka qenë e gatshme të vazhdojë bisedimet me Kosovën, se Vuçiqi është ai që ka thënë me dhjetëra herë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e cila është bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Po, sepse, vetëm atëhere, mund të konsiderohet që Serbia ka hequr dorë nga pushtimi i Kosovës, e cila do të vërtetohet vetëm atëherë kur ajo do e nxjerrë jashtë nga kuishtetuta e Serbisë, se Kosova nuk është pjesë e saj. Anëtarët e këtij Komisioni kanë fjetur, përveç ndonjë vizite të rrallë që e kanë pasur në Beograd, si ndërmnjetësues të bisedimeve mes këtyre dy shteteve.
Kjo, përveç tjerash, është edhe një turp i madh i këtij Komisioni, për çka plot me vend u kundërshtua nga nëntë shtete dhe hezitimit të disa të thjerave. Është për keqardhje se si një numër shtetesh të tjera të BE e përkrahën këtë vlerësim, apo nuk e kishin dëgjuar e lexuar vlerësimin fare.
“Komisioni Evropian kishte rekomanduar që të hapet ky grupkapitull duke nënvizuar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme”. – thuhet, pa përcaktuar se cilat ishin ato kritere i kishte “përmbushur”. Për çka me vend, kjo letër e Komisionit ka hasur në kritika nga ana e disa shteteve anëtare sepse ato mendojnë se nuk pasqyron realitetin në Serbi.
“Në kohën kur vendet e tjera po përparojnë në procesin e anëtarësimit, ne nuk duam që Serbia të mbetet prapa. Për këtë arsye, në dritën e disa zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit, Komisioni ka përsëritur rekomandimin drejtuar Këshillit për të hapur grupkapitullin 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë”, ka konfirmuar në debat në Parlamentin Evropian edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Kjo lë të kuptohet se Serbinë, edhe pa dashjen e saj, duhet futur në Bashkimin Europian, me ose edhe pa plotësimin e kritereve nga ajo! Megjithatë, nga disa parlamentarë europioanë u tha e vërteta edhe me sa vijon, ku u prfshinë të gjitha mungesat e Serbisë, përfshirë edhe aktin terrorist të saj në Banjskë të Zveçanit më .
“Në vend që të hapë dhe të mbyllë kapitujt e negociatave, qeveria e Serbisë po hap dilema të reja dhe po krijon tensione të reja me fqinjët. Nuk mund të flasim për përparim në dialogun me Kosovën nëse përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë nuk sillen para drejtësisë.
Ne, si Parlament Evropian, duhet të jemi të palëkundur në përkushtimin tonë ndaj respektimit të vlerave dhe rregullave. Nuk mund të heshtim përballë prapakthimit në sundimin e ligjit, erozionit të standardeve demokratike dhe ndikimit shkatërrues në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Piculla.
Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbinë edhe për vazhdimin e forcimit të raporteve me Rusinë dhe për presion ndaj mediave.
