Trump: Mendoj se Izraeli dëshiron të tërhiqet nga Libani

0%

Gjatë takimit të tij me udhëheqësin sirian, Ahmed al Sharaa, presidenti amerikan, Donald Trump u pyet në lidhje me pushtimin e Libanit jugor nga Izraeli. Ai u pyet nëse mendonte se Izraeli do të tërhiqet nga aty, pasi gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës me Iranin, Izraeli është zgjeruar më tej në veri dhe më thellë në territorin libanez, raporton Sky News.

Presidenti amerikan u shpreh se ka folur me kryeministrin izraelit dhe sipas tij, Izraeli dëshiron të tërhiqet nga Libani. “Fola me Benjamin Netanyahun për këtë, mendoj se do ta bëjnë, mendoj se duan ta bëjnë. Po shkojnë mirë me Libanin”, deklaroi ai.

Burimi: Bota Sot