Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R.H, rreth 43-vjeçar, i cili u arrestua më 7 korrik, rreth orës , në bazë të një urdhër-kërkimi aktiv.
Sipas burimeve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale “ Kanosje ”, lidhur me një rast të regjistruar më , ku dyshohet se përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.
Pas arrestimit në aeroport, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
