James Rodriguez dhe Luis Diaz me zemër të thyer shpërthejnë në lot

0%

Eliminimi i ekipit kombëtar të Kolumbisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 e preu thellë ekipin nga Amerika e Jugut, i cili e pati të pamundur të mbante lotët pasi humbi 4-3 në penallti ndaj Zvicrës. Kolumbia u eliminua pas ekzekutimit të penalltive nga Zvicra, me rezultat 4-3.

Gjatë 120 minutave nuk pati gola, por mungesa e ekzekutimit të saktë nga pika e penalltisë varrosi ëndrrën e Los Cafeteros për të avancuar në çerekfinale, ku kundërshtari i radhës për skuadrën e kualifikuar të Zvicrës do të jetë Argjentina. Ky eliminim i preku shumë lojtarët kolumbianë e në veçanti yjet e ekipit, të cilët synonin ta dërgonin kombëtaren e tyre në çerekfinale.

Një nga pamjet më emocionuese ishte ajo e kapitenit James Rodriguez dhe yllit të skuadrës, Luis Diaz. Të dy futbollistët përfunduan duke qarë në fushë në stadiumin BC Place të Vancouverit, ku u desh të ngushëlloheshin nga stafi i trajnerëve pas gjuajtjes së penalltive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot