E rëndë në Pejë | Burri e rrahu pse nuk ia dha telefonin, 21-vjeçarja

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 26-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke bërë që ajo të largohet nga shtëpia së bashku me katër fëmijët, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 korrikut, rreth orës , në rrugën “Gusia” në Pejë. I dyshuari është A.

Sh., rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë F. Sh., rreth 21-vjeçar. Sipas burimeve, konflikti ka nisur derisa e reja ishte duke biseduar në telefon. Bashkëshorti i saj ka tentuar t’ia marrë telefonin celular nga dora, e pasi ajo ka refuzuar, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur, fyer dhe sharë atë, si dhe familjarët e saj.

Në përpjekje për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe vjehrra e viktimës, e cila më pas ka njoftuar Policinë. Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme dhe refuzoi trajtimin mjekësor, viktima ka deklaruar se ka frikë nga bashkëshorti i saj dhe se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë bashkëshortore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi nuk kishte familjarë ku të strehohej, me asistimin e Policisë dhe një punëtori të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka shkuar në banesë, ka marrë katër fëmijët dhe sendet personale, për t’u sistemuar më pas në Shtëpinë e Sigurt, së bashku me fëmijët. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com