Ekskluzive | Drogë në Burgun e Dubravës: Gjatë bastisjes gjenden 125

0%

Një bastisje rutinë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka çuar në zbulimin e një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar më 6 korrik, rreth orës , kur zyrtarët korrektues, gjatë kontrollit të rregullt në hapësirat pranë sallës së vizitave, kanë hasur në dy qese cilindrike të mbështjella me plastikë, të fshehura pranë dhomave të lira.

Pas ekzaminimit dhe matjes, është konstatuar se në to ndodheshin rreth 125 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Pejë, e cila ka marrë në trajtim hetimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda në Pejë, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Në këtë fazë të hetimeve ende nuk ka persona të dyshuar, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar se si substanca narkotike ka përfunduar brenda perimetrit të burgut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com