Rrihen dy vëllezër me njëri-tjetrin në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

0%

Dy persona janë arrestuar (vëllezër) pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar (grushtuar) njëri-tjetrin. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës , në Prishtinë.

Po ashtu siç thuhet në raport të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. “Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin.

Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Burimi: Telegrafi