Alvaro Arbeloa nuk humb kohë, pas shkarkimit nga Reali merr drejtimin

0%

Fulhami ka zyrtarizuar emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner të ri të skuadrës. Strategu spanjoll ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në krye të klubit londinez deri në verën e vitit 2029 . 43-vjeçari merr drejtimin e Fulhamit pas largimit të Marco Silvas, kontrata e të cilit me klubin anglez përfundoi në fund të sezonit të kaluar.

Lëvizja vjen si pjesë e një zinxhiri interesant ndryshimesh në stolat e trajnerëve. Marco Silva ka marrë drejtimin e Benficas, duke zëvendësuar Jose Mourinhon, ndërsa ky i fundit është rikthyer te Real Madridi për të pasuar pikërisht Arbeloan. Fulhami e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 11-të në Ligën Premier nën drejtimin e Silvas.

Welcome to Fulham, Álvaro Arbeloa. 🤍 — Fulham Football Club (@FulhamFC) July 7, 2026 Arbeloa mori drejtimin e ekipit të parë të Real Madridit në janar të vitit 2026, pas shkarkimit të Xabi Alonsos. Para kësaj, ai kishte ndërtuar karrierën si trajner në akademinë e klubit madrilen dhe ishte në krye të Real Madrid Castillas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë periudhës së tij me ekipin e parë të Real Madridit, Arbeloa e udhëhoqi skuadrën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e mbylli sezonin në vendin e dytë në La Liga dhe u eliminua në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.

Burimi: Telegrafi